Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj.
“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Lënien në fuqi të vendimit për shqyrtimin e rezultatit të verfikimit të Qerim Ismailaj, kryetari i Bashkisë Mallakastër Qarku Fier”.
Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj ka rezultuar me probleme në ligjin e Dekriminalizimit. Mësohet se Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg. Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD. m.v/abcnews.al