I riu humbi jetën nga shpërthimi i gomës, arrestohet pronari i gomisterisë në Durrës

schedule09:04 - 7 Korrik, 2021

schedule 09:04 - 7 Korrik, 2021

Policia e Durrësit ka vënë në pranga pronarin e gomisterisë ku humbi jetën 23 vjeçari R.T. për shkelje të rregullave në punë, dhe është proceduar penalisht shoferi i ambulancës shtetasi T.L. 37 vjeç pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë ku i riu Rafael Tafa, humbi jetën si pasojë e shpërthimit të gomës së një kamioni.

LEXO EDHE: EMRI/ Shpërthen goma e kamionit, ndërron jetë punonjësi i gomisterisë në Durrës

“Në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së pare”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al