Gareth Bale ka edhe një vit kontratë me Real Madrid dhe ka vendosur ta respektojë atë deri në fund. Në stolin e “Los Blancos” është rikthyer Carlo Ancelotti, me të cilin ka një raport fantastik.
Mediet angleze shkruajnë se ylli uellsian ka vendosur të tërhiqet nga futbolli verën e ardhshme. Gjithsesi, ai do të vazhdojë të luajë vetëm me kombëtaren, pasi dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në futboll me Botërorin e Katarit (2022).
Largimin nga Reali nuk e mendon për momentin, kjo edhe falë rrogës faraonike që përfiton në “Santiago Bernabeu”, që prek shifrën e 600 mijë paundëve në javë! /abcnews.al