Moment i vështirë për Kylian Mbappe. Penalltia e humbur prej tij solli eliminimin e Francës nga Euro 2020. Ylli i PSG-së e ka vuajtur shumë gafën e kryer, por duhet të luftojë dhe të vazhdojë përpara.
Nicolas Anelka, ish-sulmuesi i njohur francez, i cili fitoi Euro 2020 me “Gjelat”, ka shkruar një letër për The Athletic, aty ku i kërkon sulmusit 22-vjeçar të largohet nga PSG.
“I dashur Kylian, shënimi i golave është ilaçi i duhur për t’u shëruar nga plaga e humbjes së penalltisë. Nëse dëshiron çmime dhe vlerësime më të mëdha, ti duhet të largohesh nga PSG.
Nëse synon të fitosh ‘Topin e Artë’, do duhet të largohesh një ditë dhe të garosh për të qenë më i miri. Sot ndihesh vetëm nga ai gabim, por e vetmja gjë që duhet të bësh është të punosh fort dhe të fillosh të harrosh.
Ke bërë shumë mirë te PSG, por vetëm në Francë. Lojtarët më të mirë në botë luajnë në Spanjë ose Angli. Nëse do të jesh një nga më të mirët, përsërit atë që ke bërë në Paris te Chelsea, United, Arsenal, City, Liverpool, Real Madrid ose Barcelona“, përfundon Anelka. /abcnews.al