Deputetët e PD-së Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji dhe këshilltari ligjor i PD Gazment Bardhi, zhvilluan sot një takim me pedagogë e studentë të Universitetit të Shkodrës, në një leksion të hapur për platformën e PD-së për vettigun në politikë dhe çlirimin e ekonomisë nga krimi. Deputeti Oerd Bylykbashi vuri në dukje nevojën për dekriminalizimin e zgjedhjeve përmes vettingut në politikë.
Ndërsa deputeti Gazment Bardhi u fokusua tek papërgjegjshmëria e qeverisë me paratë e buxhetit të shtetit dhe nevojën urgjente për pastrimin e ekonomisë nga oligarkia dhe korrupsioni.Ai theksoi se ky ligj është në interesin e çdo shqiptari për shkak se paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste do të kthehen atje ku e kanë vendin: në buxhetin e shtetit për t’u përdorur për investime. Kurse deputeti Ervin Salianji tha para studentëve se zgjedhjet janë në dorë të krimit, sepse Edi Rama ka bërë marrëveshje me krimin./abcnews.al