619 raste të reja dhe 6 humbje jete nga COVID në Greqi, rriten infeksionet në Kretë

schedule17:40 - 4 Korrik, 2021

schedule 17:40 - 4 Korrik, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 619 raste të reja me COVID, prej të cilave 305 në Atikë.

Mediat greke bëjnë me dije se 6 pacientë kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në spitale 177 pacientë po trajtohen në intubim në gjendje të rëndë për jetën.

Me shqetësim shihet rritja e rasteve të reja në Kretë, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitive 71 persona. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!