Dinamo konfirmon edhe një lojtar nga sezoni i kaluar. Xhoel Plaku është i riu tjetër që do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi në Superiore.
Klubi i Dinamos ka dalë me njoftim dhe shkruan: “Xhoel Plaku rinovimi i radhës. FK Dinamo ka rinovuar me futbollistin 21-vjeçar Plaku, i cili është një produkt i akademisë dinamovite.
Të rinjtë janë prioriteti i klubit dhe do të vazhdojnë të kenë mbështetjen dhe besimin maksimal për të ardhmen”. / abcnews.al

