E qartë që nuk do të mundet të vazhdojë përjetë. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo vendosi për atë që mund të quhej e paimagjinueshme, sidomos pas eliminimit të dhimbshëm në Kupën e Botës.
Superylli i futbollit botëror do të vazhdojë të luajë për Portugalinë, ndërsa nuk kishte dyshime për karrierën në Arabinë Saudite. Trajneri Zhorge Zhezus e grumbulloi për edicinin e ri të Ligës së Kombeve, me ndeshjen e parë në Lisbonë ndaj Uellsit në 24 shtator.
Nëse do të jetë në formë, CR7 do të luajë të gjashtë ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, kundër Uellsit, Norvegjisë e Danimarkës, dhe të synojë fitoren e tretë në këtë konkurrim.
Gjithsesi, objektivi I tij kryesor mbetet Kampionati Europian në 2028, pra titulli i dytë kontinental. A mundet ky profesionist I pashoq të mbahet I fortë deri kur të jetë 43 vjeç?
Ambicia dhe përkushtimi i tij nuk lenë vend për dyshim, por askush nuk e di nëse fiziku do t’i përgjigjet, dhe Botërori nuk dha shenja të mira.
Basti është i madh, por Kristiano mbetet Kristiano.
Jo më kot ai ka thyer rekordin e ndeshjeve me kombëtaret, me 233 paraqitje, po ashtu rekordin e golave me 146, si dhe ka 45 asiste, edhe pse shumë më pak se Mesi, dhe I lënë pas nga yje të tillë si Donovan, Nejmar, Pushkash apo Koçish.
Mbi të gjitha, Ronaldo i ka dhënë Portugalisë trofetë e vetme që ka, Kampionatin Europian në 2016 në Francë, dhe dy herë Ligën e Kombeve në 2019 e 2025.
“Luzitanët” do të kenë disa fytyra të reja, pasi Zhezus ka thirrur të tillë si Soaresh, Nuno Tavaresh, Zhoao Palhinja e Fábio Silva, por fytyra e Kristiano Ronaldos mbetet në mur, i pazëvendësueshëm prej 23 vitesh./abcnews.al

