Ish deputeti greg i Agimit të Artë, Christos Pappas , është vënë në prangat e policisë.
Mediat vendase bëjnë me dije se Pappas ishte në kërkim që nga tetori i vitit të kaluar, dhe në kuadër të informacioneve të marra arrestimi i tij është bërë i mundur në një apartament në zonën e Zografou .
Ndër të tjera mësohet se pas arrestimit, ai u dërgua në qendrën e paraburgimit në katin e 12- të të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës.
Ndër të tjera policia bën me dije se ish deputeti qëndronte në një apartament i ndihmuar nga një tjetër person i cili gjithashtu është vënë në pranga. Deputeti 60-vjeçar i Agimit të Artë është dënuar nga Gjykata Penale e Apelit me tre Anëtarë me 13 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale.
Pas arrestimit, ai do të dërgohet në prokurori për ekzekutimin e dënimeve dhe më pas në burgun Domokou .
Ish-deputeti ishte zhdukur disa orë pas paraqitjes së tij në Stacionin e Policisë Papagou, ku dha “të pranishmin” në kontekstin e kushteve kufizuese. Fillimisht policia kërkoi për Pappas në shtëpinë e tij në Holargos, ku ishin të afërmit e tij, por jo ai vetë. e.su./abcnews.al