Përfundoi aventura në Firence, Ribery pranë kalimit te një tjetër ekip italian

schedule09:38 - 1 Korrik, 2021

schedule 09:38 - 1 Korrik, 2021

Franck Ribery i ka dhënë fund aventurës 2-vjeçare me Fiorentinën. Kampioni francez ka dalë lojtar i lirë sot dhe klubi nga Firence ka zgjedhur të mos zgjasë bashkëpunimin me të.

38-vjeçari nuk dëshiron të largohet nga Serie A dhe në skenë ka dalë Sampdoria. Agjenti i sulmuesit të majtë po bisedon me drejtuesit e klubit dorian, por ka vetëm një problem për t’u zgjidhur.

Ribery përfiton 4 milion euro në sezon, rrogë e papërballueshme nga Sampdoria, që është gati t’i ofrojë një kontratë lojtarit nëse vendos të sakrifikojë disi në aspektin financiar. /abcnews.al