Greqia është lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në Prevezë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundja sizmike ishte me epiqendër në det, 7 km në jugperëndim të Prevezës, me thellësi 17 km.
Nga tërmeti mediat në vendin fqinj nuk raportojnë për të lënduar, apo dëme materiale./ Abcnews.al