“Karantina detyrim”, qeveria angleze thirrje tifozëve: Mos udhëtoni drejt Romës

schedule12:29 - 30 Qershor, 2021

schedule 12:29 - 30 Qershor, 2021

Ukraina është rivali i radhës për Anglinë në Euro 2020. “Tre Luanët” do të sfidojnë kombëtaren e drejtuar nga Shevchenko më 3 korrik, përballje që do të luhet në “Olimpico” të Romës.

Në Itali pritet të zbarkojë një numër i madh i tifozëve të çmendur anglezë, teksa autoritetet ishullore kanë bërë thirrje që të evitohet udhëtimi masiv drejt Romës.

Në Italia është detyrim karantina prej 5 ditësh për njerëzit që vijnë nga Anglia. Në “Olimpico” do të jenë të pranishëm 16 mijë tifozë për të ndjekur nga afër çerekfinalen Ukrainë-Angli.

Kërkojmë që tifozët tanë ta mbështesin ekipin kombëtar nga shtëpia. Le të brohorasin përpara TV sa më shumë të munden, në mënyrë që të dëgjohen britmat e tyre deri në Romë.

Jam i sigurt që do të jemi në gjendje të shfrytëzojmë rastin për të mbështetur më mirë ekipin tonë kombëtar fantastik“, deklaron Anne Marie Trevelyan, zëvendës ministrja e Tregtisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!