Vrasja në Kukës, autori rrëfehet në polici

schedule13:55 - 11 Nëntor, 2017

schedule 13:55 - 11 Nëntor, 2017

Një ditë pas krimit autori që vrau me thikë 16 vjeçarin në Kukës është rrëfyer për ngjarjen në polici. Roland Matranxhiu ka treguar se kohë më parë kushërira e tij ishte ankuar se viktima e kishte ngacmuar me fjalë. Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Konflikti me një të vrarë në Kukës nisi pasi kushërira e autorit ishte ankuar tek ky i fundit se viktima e kishte ngacmuar me fjalë.

Roland Matranxhiu takoi 16 vjeçarin Algis Metallari për t’i kërkuar llogari për të.

Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë adoleshentin Metallari. I riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit.

Kurse autori u kap pak minuta pas krimit në dalje të qytetit.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten ne darkë në qendër të Kukësit. Policia e gjeti  thikë me të cilën u vra 16 vjeçari pranë obeliskut të eksodit ‘99.

Roland Matranxhiu, jetonte në konviktin e Medresesë në Kukës, ndërsa viktima banonte nga fshatin Bicaj 10 km nga qyteti./abcnews.al

 

https://youtu.be/x6ngXRJav8g

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!