Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mesazh për mediat u shpreh se ai dhe PS janë pengesa e kthimit të vendit pas.
Rama dënoi gjuhën dhe aktet e dhunës gjatë protestave, duke u shprehur se ato nuk kanë lidhje me vlerat e civilizimit europian.
Ai përmendi gjithashtu djegien dhe dëmtimin e bankave, duke kritikuar edhe personazhe publikë që, sipas tij, po mbështesin këtë klimë.
“Pavarësisht deficitëve demokratike që ka kultura jonë e bashkëjetesës ku të gjithë kemi pjesën e fajit,. As civilizimi europian nuk kanë asgjë të përbashkët me përmbajtjen vulgare të këtij sulmi të dhunës gjuhësore, Ku siç thotë popull gjuha kocka s’ka por kocka thyen. Madje me ndihmën e vipave po djeg automate dhe po thyen banka. Mes pafundësisë së dritave të hijeve të realiteti tonë kam parë se sa më e kthjellët është Shqipëria që nuk përfaqësohet nga kjo turmë dhe as nga ekranet e korruptuara televizive…të tërë këta në rrugën e ekranit thonë se duan kokën time, por unë në fakt me shumicën që qeveris jam pengesa më e madhe mes tyre dhe asaj shumice që e lufton korrupsionin dhe krimin me një drejtësi të pavarur dhe që po negocion me BE, mbylljen e kapitujve të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Unë do jem në krye të detyrës time deri në ditën e fundit të kontratës që ma kanë besuar njerëzit e Shqipërisë.”, tha ai.


