Vrasja e Devi Kasmit, i dyshuari pretendon të jetë kërcënuar me jetë

schedule15:41 - 7 Nëntor, 2018

schedule 15:41 - 7 Nëntor, 2018

Efthtimious Efthimiou, 41 vjeçari grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit prentedon të jetë kërcënur në paraburgimin e Bradasheshit. Përmes një deklarate ai i tha Gjykatës për Krimet e Rënda se “ndjehej i pasigurtë për jetën” nëse trasportohej në Tiranë. Mosprania e tij u bë shkak për dështimin e seancës ku kërkonte lirim nga qelia.

Efthimious Efthimou, shtetasi grek i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranës, pretendon të jetë kërcënuar me jetë në qelitë e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan. Kërcënimi drejt 41 vjecarit grek është bërë i ditur në seancën gjyqësore të së mërkurës tek Krimet e Rënda, ku ai kërkonte shfuqizim të masës “arrest në burg”. Seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së të dyshuarit Efthimous.

Përmes një deklarate me shkrim ai ka vënë në dijeni Gjykatan për Krimet e Rënda se ka dëshirë të marrë pjesë në seancën në ngarkim të tij, por se i frikësohet transportimit nga burgu i Bradasheshit në gjykatën për Krimet e Rënda. “ Kam marrë dijeni për datën dhe orën e seancës. Unë dua të jem i pranishëm në në seancë, por nuk dua të transportohem, pasi ndjehem i pasigurtë për jetën time”, është relatuar deklarata e 41 vjeçarit. I njëjti pretendim është pohuar në sallën e gjyqit edhe nga avokati i tij mbrojts, Saimir Vishaj, i cili i ka thënë gjykatës se klienti i tij ka marrë kërcënime, por pa dhënë detaje për llojin e tyre.

Por duket se Efthimious druhet me tepër nga qëndrimi një natë në 313, ku sillen 24 orë para gjyqit të parabugosurit që mbahen jashtë Tiranës. Për këtë shkak, Krimet e Rënda shtynë seancën për të enjten në orën 14:00, duke i dhënë mundësinë Policisë së Burgjeve të bëjë shoqërimin Efthiumius dhe kthimin brenda ditës në Bradashes.
Greku Efthimious Efthimiou është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit. Nga momenti i arrestimit dhe në vijimësi ai ka këmbëngulur në pafajësi duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri në janar 2018 ka qenë vetëm për qëllime turistike./abcnews.al