Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës. “Demat” kanë bërë pjesë të ekipit mbrojtësin Filip Gligorov, i cili luan në krahun e djathtë dhe e njeh Superioren, pasi para dy sezonesh është aktivizuar me Vllazninë dhe ka bërë paraqitje të mira.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Filip Gligorov. Mbrojtësi 27-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy-vjeçare dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Gligorov i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të Shkupit, më parë është aktivizuar në Sllovaki, Bosnjë Hercegovina, Rumani si dhe në kampionatin tonë me Vllazninë”, njofton klubi i Partizanit. /abcnews.al