Në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, vëmendja është përqendruar te raporti i forcave mes republikanëve dhe demokratëve, si dhe te ndikimi që këto zgjedhje mund të kenë në të ardhmen politike të Donald Trump.
A do të arrijnë demokratët të rikthejnë peshën e tyre në politikën amerikane dhe të krijojnë një ekuilibër të ri pushtetesh? Për analistin Artur Nura në demokracinë amerikane priten ekuilibra të tjerë.
“Ka një projeksion të forcimi të demokratëve. Gjasat janë që të kemi një frenim të pushtetit të Trump që gjithmonë ka patur sukses në rastin e shoqërisë amerikane dhe jo rastësisht u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. Solli një ndryshim të historisë të Presidentëve të Amerikës.
Pati disa tentative edhe për të ndryshuar kushtetutën amerikanë për të rikther veten e tij në një mandate të tretë, por shoqëria amerikane nuk ia lejoi dhe ky projekt dështoi. Këto zgjedhje që janë paradhoma e zgjedhjeve ku nuk do të jetë më Trump, besoj se do kemi një kthim të demokratëve në Shtëpinë e Bardhë, cka do krijonte ekuilibra të tjerë. Dhe mendoj se pas dy vjetësh do të kemi një president demokrat.” u shpreh Nura ë Ora e Fundit në ABC News./abcnews.al


