Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë drejt përfundimit votimet për zgjedhjet e mesmandatit, të cilat konsiderohen një test i rëndësishëm politik për presidentin Donald Trump dhe administratën e tij.
Në këto zgjedhje do të rinovohet e gjithë Dhoma e Përfaqësuesve, një e treta e Senatit, si dhe do të zgjidhen guvernatorët e 36 shteteve.
Republikanët synojnë të ruajnë kontrollin në të paktën njërën prej dhomave të Kongresit, ndërsa sondazhet e fundit tregojnë një epërsi të demokratëve në rang kombëtar.
I ftuar në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Luzim Veliu, u shpreh se këto zgjedhje përbëjnë një provë të rëndësishme për presidentin Trump, duke theksuar se historikisht partia në pushtet ka tendencën të humbasë mandate në zgjedhjet e mesmandatit.
Sipas Veliut, për republikanët sfida kryesore është të shmangin humbjen e kontrollit në të dyja dhomat e Kongresit.
Ai theksoi se epërsia e demokratëve në sondazhet kombëtare nuk përkthehet domosdoshmërisht në mandate, pasi rezultati përcaktohet nga garat në secilin shtet.
Nëse demokratët arrijnë të marrin kontrollin e njërës apo të të dyja dhomave të Kongresit, Trump u shpreh ai do të përballet me një realitet të ri politik, i cili mund të ndikojë në zbatimin e agjendës së tij qeverisëse në arenën ndërkombëtare.
Veliu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për politikën e jashtme amerikane, duke theksuar se rezultati do të ketë ndikim edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në raportet me Evropën.
“Janë një test i rëndësishëm për presidentin në detyrë. Partia në pushtet shpesh humb mandate në Kongres. Republikanët do të humbin mandate, në këto zgjedhje, mirëpo për ta është që mos të humbasin kontrollin në të dyja dhomat e Kongresit.
Sondazhet e fundit i japin një epërsi në rang vendi, mirëpo kjo nuk do të thotë se do përkthehen në mandate. SHBA nëse demokratë arrin të marrin kontrolli e njërës apo të dyja të dhomë së Kongresit, atëherë Trump do të përballet me një realitet të ri politik. Rezultat pritet të këtë ndikim në politikat ndërkombëtare. Për Evropën, rezultati është i rëndësishëm.”, tha ai.


