Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në Durrës: Riparimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti, drejt përfundimit

schedule15:53 - 29 Qershor, 2021

schedule 15:53 - 29 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama  këtë të martë ka inspektuar nga afër punën për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës.

Sipas kreut të qeverisë puna në këtë zonë për riparimin e pallateve me dëmtime të rënda DS4 është drejt përfundimit.

Duke theksuar se kanë përfunduar projektet më të vështira, Rama tha se ajo që ka kaluar është me e gjatë se çfarë mbetet për t’u pritur në përfundim të rindërtimeve.

“Ne mund ti konsiderojmë të mbyllura të gjitha projektet e  zbatimit DS4. Pak a shumë. E rëndësishme është që kanë përfunduar këto projekte se këto ishin gjëja më e vështirë. Besoj që mund të themi se çfarë ka kaluar është shumë më e gjatë se çfarë mbetet për tu pritur”, ja thënë Rama

Ndërkohë nga ana tjetër ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj i cili shoqëronte Ramën në këtë inspektim tha se nuk ka pasur probleme me financimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!