Refuzim politik e konsideron gazetari Armand Shkullaku mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti Meta. I ftuar në studion e “Provokacija” në ABC News, Shkullaku shprehet se qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumentime juridike dhe konstitucionaliste.
“Mendova se ishte një lloj karshillëku brenda lojës politike që luhet në Shqipëri. Refuzimi për mua ishte i papritur. Deri sot mund të hamendësoja një lloj pozicionimi të fortë ndaj kryeministrit, por sot në deklaratën që bëri zëdhënësi i Presidentit. Qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumetime juridike e konstitucionaliste. Refuzimi është për motiv politik”.
Duke iu referuar citimit të Ngjelës për mbrojtje në terma fetarë, të Sandër Lleshit, Shkullaku thotë se nuk beson në zërat që mbrojnë përzgjedhjen fetare e krahinore. Sipas tij Rama ka pasur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin, pasi nuk vjen nga politika dhe nuk është pjesë e organizatës së Rilindjes.
“Rama ka patur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin të vërë njeri pa ngarkesë politike të mos ishte pjellë e organizatës, por dikush që nuk kishte mbi shpinë mëkatet e organizatës së Rilindjes”.
Sipas Shkullakut dorëheqja e Fatmir Xhafës është kërkuar nga kryeministrit Rama, kur historia e implikimeve filloi të trashej.
“Dorëheqja e Xhafës ishte paplanifikuar. Kjo e Xhafës kulmon kur kryeministri (alla Erdogan) tha se skutat e errëta kanë kryer konspiracion të madh për të rrëzuar qeverinë dhe opozita ka paguar një njeri Fredi Alizotin. Rama ka kërkuar largimin e Xhafës, pasi histioria filloi të trashej më shumë se ç’mbante që nga implikimi i drejtorit të policisë filloi të shndërrohej në serial, polici dhe vettingu i paragjykuar”.
Sa përket zgjedhjeve, Shkullaku i qëndron mendimit që opozita nuk duhet të futet në zgjedhje.
“Kemi demokraci parlamentare ku opozita shërben si fasadë dhe pushteti në fund shënon shifrën që i duhet. Mendimi im është që opozita nuk do duhej të futej, por sa ka b … opozita të marrë këtë vendim…” /abcnews.al