Problematika e plehrave në Durrës vijon të jetë shqetësuese prej disa ditësh.
Lexo edhe: Durrësi peng i koncesionarit, plehrat sërish në rrugë, qytetarët: Jemi qelbur
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka deklaruar se plehrat do të dërgohen në Sharrë, duke i dhënë sipas saj një zgjidhje situatës.
“Problemi i depozitimit të plehrave është në instancat qeveritare dhe pritet që ata të bëjnë vendimmarrjet e tyre. Bëhet fjalë për skenarin nr. 2 që parashikon depozitimin e tyre në inceneratorin e Sharrës. Kemi impenjim maksimal dhe po punohet 24 orë. Po ashtu edhe nga qeveria shqiptare ka nje impenjim maksimal dhe shpresoj se do të zgjidhet sa më shpejt”, ka thënë Sako.
Kujtojmë se për shkak të mungesës së një marrëveshje mes Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Financave dhe Landfilld-it të Sharrës, qyteti bregdetar është mbytur nga plehrat.
Landfilldi i Sharrës lejoi për rreth dy javë depozitimin e mbeturinave të Durrësit dhe Shijakut. Por të premten mbylli sërish dyert, pasi Bashkia dhe Ministria e Financës nuk kanë hartuar ende një marrëveshje financiare për përpunimin e mbeturinave./abcnews.al/