Autoritetet qeveritare në Izrael i bëjnë thirrje të rinjve që të marrin vaksinën kundër koronavirusit, për shkak të rritjes së rasteve të reja.
“Ne nuk duam të vendosim kufizime për udhëtimet, ndaj ju bëj apel që të rinjve që të vaksinohen”, është shprehur Naftali Bennett.
Gjithashtu përhapja e mutacionit Delta ka rritur shqetësimin tek autoritetet të cilët bëjnë apel për ndërgjegjësim dhe respektim të masave.
Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë rekomandoi qytetarët që të mbajnë maska gjatë fundjavës në evente publike, për të shmangur përhapjen e infeksioneve./abcnews.al/