Një parakalim i gabuar shkaktoi përplasjen e dy mjeteve me pasojë katër persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e policisë rrugore për ngjarjen e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës në rrugën Elbasan-Librazhd, në pjesën jugore të unazës së qytetit të Elbasanit. Në aksident u përfshine një automjet tip “Volksvagen Golf” dhe një tjetër tip “Volksvagen Passat”. Për pasojë, nga përplasja e fortë mbetën të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët.
49-vjeçarja Kadife Hoxha, e cila ndodhej pasagjere në makinën tip “Golf” që po udhëtonte në drejtim të Librazhdit, ndodhet në gjendje të rëndë. Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i makinës “Golf” ka kryer parakalim të gabuar dhe për pasojë nga dalja në korsinë me lëvizje në drejtimin e kundërt, është përplasur me makinën “Passat” që po vinte përballë tij. Por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë shkakun përfundimtar të aksidentit./abcnews.al