Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fusha sportive, pista vrapimi e kënde lojërash, Rama prezanton parkun e ri në Elbasan

schedule08:18 - 27 Shtator, 2026

schedule 08:18 - 27 Shtator, 2026

ELBASAN- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zgjedhur parkun e ri “Dua të Luaj” në Elbasan për të përcjellë urimin e tij për një të diel të qetë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga parku, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 22 mijë metrash katrorë.

Hapësira e re përfshin fusha sportive, pista për vrapim dhe biçikleta, kënde lojërash për fëmijët, si dhe ambiente të gjelbra të destinuara për familjet dhe qytetarët e grupmoshave të ndryshme.



“Mirëmëngjes dhe me parkun e ri ‘Dua të Luaj’ në Elbasan, një hapësirë prej rreth 22 mijë m², me fusha sportive, pista vrapimi e biçikletash, kënde lojërash për fëmijët dhe plot gjelbërim për familjet e çdo moshe, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!