Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kartoni i kuq “vret” ndeshjen, kuqezinjtë nuk ia dalin kundër Finlandës

schedule15:30 - 3 Tetor, 2026

schedule 15:30 - 3 Tetor, 2026

Finlanda ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5’ me Rey Manajn.

Megjithatë, avantazhi nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 22’ Shqipëria mbeti me një lojtar më pak. Portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar.

Finlanda shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 26-të. Walta ekzekutoi një goditje dënimi dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në sfidë.



Në pjesën e dytë, vendasit vijuan të ushtronin presion dhe në minutën e 71’ arritën të përmbysin rezultatin. Sërish Walta ishte protagonist, duke realizuar me një goditje standarde dhe duke i dhënë Finlandës avantazhin 2-1.

Në fund, Shqipëria nuk arriti të reagojë dhe Finlanda mori fitoren, duke përmbysur avantazhin e hershëm të kuqezinjve. Finlanda merr kryesimin e grupit me shtatë pikë, ndërsa kuqezinjtë renditen të dytët me gjashtë pikë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!