Varianti Delta përbën 70% të rasteve në Lisbonë, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë. Instituti i Shëndetit Ricardo Jorge tha se varianti përbën 51% të rasteve në Portugalinë qendrore dhe po përhapet me shpejtësi si në Britani.
Vendi regjistroi 1,604 raste, rritja më e madhe e të infektuarve që nga shkurti. Në total, Portugalia ka raportuar 871,483 raste dhe 17,081 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Rritja e rasteve i atribuohet hapjes së kufijve për turistët në mes të majit./abcnews.al