Kastriot Myftaraj, i ftuar në emisionin Bardh a Zi u shpreh se në asnjë vend nuk mund të realizohet pastrimi i parave pa vendimmarrjen e bankës qendrore.
Ndërsa u kthye tek realizimi i reformave në vend, si ajo e Reformës në Drejtësi dhe krijimi SPAK , Myftaraj tha se me organizimin e këtij institucioni, drejtoreshë e departamentit të Vendimmarrjes për operacionet valutore u bë gruaja e drejtuesit të SPAK, ndërsa nënkuptoi kontrollin e institucioneve kyçe, duke shtuar: “Unë bëj një analogji të vjetër dhe të tjerat ia lëmë kohës”.
“Kur Escobari kontrollonte Kolumbinë me banka me shtet dhe të gjitha…, drejtuesi i strukturës së Prokurorisë së Posaçme që luftonte kundër mafies kishte vëllain drejtor të operacioneve të vendimmarrjes të operacioneve valutore të bankës qendrore. Përse nuk bëhet dot pastrim parash pa vendimmarrjen e bankës qendrore të vendit? Tani të kthehemi tek ne… Në vitin 2016 u bë Reforma në Drejtësi në Parlament po ashtu edhe SPAK institucion kushtetues, por kush u emërua direkt në Bankën e Shqipërisë drejtoreshë e Departamentit të Vendimmarrjes për Operacionet Valutore? Ishte gruaja e drejtuesit të SPAK. Unë bëj një analogji të vjetër dhe të tjerat ia lëmë kohës”, tha Myftaraj./abcnews.al/