Sapo zgjoheni, ajo që doni më shumë është kafeja. Megjithatë, konsumi i saj sapo zgjoheni mund të mos jetë gjëja më e mirë për trupin tuaj. Kafeja në mëngjes mund të ndikojë në ndryshimin që do të ndjeni në disponimin tuaj gjatë gjithë ditës.
Mund të ndikojë në mënyrën se si trupi thith ujin dhe bën të ndjeni simptoma të ngjashme me ato të dehidrimit. Ekspertët shpjegojnë se pirja e kafesë kur zgjoheni mund të rrisë sekretimin e kortizolit në qarkullimin e gjakut, i cili mund të shkaktojë pasoja si ndryshimi i ditës së ovulimit, peshës edhe ekuilibrit hormonal.
Përveç këtyre, kafeja mund të shkaktojë një rritje të prodhimit të acidit në stomak, duke shkaktuar dhimbje stomaku. Për këto arsye, ekspertët rekomandojnë pirjen e kafesë dy deri në tre orë pas zgjimit. /abcnews.al