Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Posti i ministrit të Brendshëm, Basha: Lëvizja e ardhshme, largimi i Ramës

schedule12:58 - 4 Nëntor, 2018

schedule 12:58 - 4 Nëntor, 2018

Kryetari demokrat Lulzim Basha nuk komentoi mosdrekretimin nga ana e Presidentit Meta të kandidatit Sandër Lleshi për postin e ministrit të Brendshëm, por parashikoi ate që pritet në vazhdim në qeverisjen socialiste. Duke folur nga qyteti i Korçës, Basha tha se Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe është detyra e tij të japë të giithë aspektin kushtetues të dekretimit dhe mosdekretimit të emrit të propozuar nga Rama. “Lëvizja e ardhshme në atë që, sipas kreut demokrat,  nuk është loje shahu, por ka të bëjë me fatin e shqiptarëve është largimi i vetë Edi Ramës”. Në vlerësimin e kryetarit Basha ministri i tretë i propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike, morale të mosqeverisjes së vendit si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga qyteti i Korçës, mosdekretimin e ministrit të Brendshem Sandër Lleshi, propozuar nga Edi Rama e cilësoi si dëshmi e krizës politike dhe morale e qeverisjes së vendit.

Kreu i demokratëve  edhe gjate  takimit me qytetaret e Korçës  ku shpalosi platformat: Ndarja e politikës me krimin,  dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe luften kundër korrupsionit , e vuri  theksin tek domosdoshmëria e largimit të kriminelve nga politika.

Deputeti i Partise Demokratike Oert Bylykbashi thotë se pastrimi i politikes nga krimi nis nga shitblerja e votës si themel i demokracisë.

Ndërkohë që  deputeti Gazmend Bardhi u bëri të ditur qytetarëve se kanë hartuar një projektligj anti mafia, me qëllim goditjen e aferave korruptivë, jo vetëm në 5 vitet e fundit , por në 27 vite demokraci.

Jorida Tabaku  theksoi se Rama ka shkatërruar konkurencën e ndershme. Ligji nuk funksionon njësoj për qytetarët dhe oligarkët.

Demokratët pas  Korçës platformën për pastramin e politikës nga krimi do e prezantojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë me qëllim pasurimin e saj nga diskutimi me qytetarët.

Jorida Tabaku  e vuri theksin tek abuzimi me paratë dhe pasuritë publike e cila sipas saj reflektohet në ekonominë e çdo qytetari. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!