Petkoviç: Fjalimi i Vuçiçit, gur në mes vijave të kuqe ku s’ka vend për njohjen e Kosovës

schedule14:02 - 23 Qershor, 2021

schedule 14:02 - 23 Qershor, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka vkerësuar fjalimin e presidentit serb të mbajtur një ditë më parë në parlamentin e Serbisë.

Ai ka thënë se Vuçiç mbajti një fjalim historik  të bazuar në mendimin dhe qëndrimin racional, të përgjegjshëm, por mbi të gjitha shtetformues ndaj çështjes së Kosovës dhe çështjes kombëtare serbe në përgjithësi.

Ndër të tjera në deklaratën e tij, Petkoviç ka vlerësuar se largpamja dhe serioziteti i mesazheve të presidentit do të tregojë vetëm potencialin dhe rëndësinë e plotë për ruajtjen e kombësisë serbe në vitet në vazhdim.

“Kjo është arsyeja pse fjalimi i djeshëm i presidentit, por edhe përgjigjet për deputetët, janë një lloj themeli i vijave tona të kuqe kombëtare në të cilat nuk ka vend për njohje të Kosovës, as poshtërim të shtetit dhe popullit tonë, por ekziston hapësirë ​​për dialog, kompromis dhe marrëveshje”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!