FOTO/ Bujari Sadio Mane, ndërton spital 450 mijë paund për qytetin e tij të lindjes

schedule13:17 - 22 Qershor, 2021

schedule 13:17 - 22 Qershor, 2021

Sadio Mane është thjesht shumë bujar. Ylli i Liverpool nuk e harron asnjëherë orijininën e tij dhe mundohet të ndihmojë vazhdimisht nga ana financiare dhe të zhvillojë qytetin e Bambaly në Senegal, ku ai ka lindur.

Më parë ai ka ndërtuar një shkollë dhe një supermarket në fshatin e tij të lindjes, por tashmë investimet e tij shkojnë në një tjetër nivel. Mane ka shpenzuar më shumë se 450 mijë paund për të ndërtuar një spital modern në fshatin e tij të lindjes.

Lajmin e ka njoftuar vetë qeveria senegaleze. Para pak javësh Mane ishte në takim me presidentin e Senegalit, të cilit i kërkoi të pajiste spitalin me mjekë. Ky spital do i shërbejë plot 35 fshatrave përreth. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!