Në kufirin greko-shqiptar në Kakavijë çdo ditë shqiptarët po kthehen mbrapsht. Kjo periudhë përkon me ngjarjen në Bularat si dhe me sezonin e vjeljes së ullinjve në Greqi ku shumë shqiptarë shkojnë aty si punëtorë krahu.
Në një javë 250 shqiptarë janë kthyer mbrapsht nga policia greke në Kakavijë. 50 prej tyre me vulën të padëshiruar në zonën Shengen.
Shkaqet e kthimit janë të paqarta. Por policia greke ka këmbëngulur në pasjen e një garancie nga pala pritëse si dhe të ardhura financiare me vete.
“Garanci, lekë kisha dhe nuk e di pse më kthyen”.
“Nuk e dinim se duhej garancia”.
Por të kthyerit besojnë se kjo situatë ka lidhje me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë nga RENEA 35-vjeçari Kaçifas.
“Përsa i përket vrasjes mund të them që nga keq që është, është bërë më keq”.
Sa herë grekët kanë ndonjë pakënaqësi me shqiptarë, kjo reflektohet ne kufirin shqiptaro-grek. Edhe herë të tjera ka patur kthime të kësaj natyre, shumë prej tyre me kryq në pasaportë./abcnews.al