Vllaznia vijon me rinovimet e kontratave. Pasi një ditë më parë nënshkroi mesfushori Fjoart Jonuzi, sot ka bërë të njëjtën gjë edhe portieri Bojan Zogovic.
Malazezi ka nënshkruar edhe për një sezon, kështu në kampin shkodran e kanë “fjetur mendjen” për portierin.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me portierin Bojan Zogoviç, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e skuadrës kuqeblu”, njofton klubi i Vllaznisë. / abcnews.al