Alessio Romagnoli ka përfunduar në merkato. Kapiteni ka edhe një vit kontratë me Milanin, që kërkon 20 milion euro për ta lënë të lirë.
Nënkampionët e Italisë e kanë një plan në lidhje me zëvendësuesin e Romagnolit. L’Equipe shkruan se dyshja Maldini-Massara i janë rikthyer pistës Loic Bade.
21-vjeçari francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë, aktivizohet në qendër të mbrojtjes dhe sezonin e fundit në Ligue 1 shkëlque me Lens.
Arsenali është tjetër klub që interesohet për shërbimet e lojtarit shtatlartë. Klubi francez kërkon 25 milion euro për ta lënë të lirë Bade. /abcnews.al