Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Pamjet brenda banesës në Shkozë pas zjarrit tragjik, gjithçka shkrumb e hi, humbën jetën dy të moshuarit

schedule13:57 - 14 Tetor, 2026

schedule 13:57 - 14 Tetor, 2026

Gjithçka e bërë shkrumb e hi. Kjo është pamja nga brenda banesës në Shkozë ku iu vendos zjarri nga një 35-vjeçar.

I arrestuari, autori i dyshuar i zjarrvënies Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës e cila ishte në pronësi të prindërve të bashkëjetueses së tij me të cilën ka dhe një fëmijë.

Sipas burimeve, Idrizi është shprehur se prej kohësh ka pasur dyshime se bashkëjetuesja e tij e tradhtonte kjo ka sjellë debate dhe distancë në çift.



Kjo ka qenë dhe arsyeja pse Idrizi i ka vendosur zjarrin banesës teksa brenda saj ndodheshin prindërit e bashkëjetueses të cilët ndërruan jetë dhe ajo bashkë me fëmijën të cilët u nxorën nga banesa nga zjarrfikësja e efektivët e policisë, pas mjekimit që morën në spital ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!