Me zotimin se është një pro-europian i palëkundur dhe mbështetës i politikës së dyerve të hapura, pretendenti për të pasuar Angela Merkel në krye të CDU-së, Fridrih Merc ka shpallur zyrtarisht kandidaturën.
“Emri im është Fridrich Merc”. Me këto fjalë është prezantuar përara shtypit ish-kreu i grupit parlamentar të CDU-së gjermane, i cili nga Berlini ka konfirmuar kandidaturën për drejtimin e partisë. “CDU ka nevojë për një fillim të ri dhe për një rinovim. Duhet të sqarojmë nëse kjo parti e madhe është një parti popullore, liberale, konservatore, apo socialiste”, ka thënë Merc. Pretendenti për të pasuar Angela Merkel është shprehur se dëshiron një parti që të ketë prioritet shoqërinë, që të luftojë për një ambjent të shëndetshëm dhe për një të ardhme të sigurtë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm.
“Jam një pro-europian dhe një pro-atlantik i palëkundur dhe jam për një Gjermani që i hap dyert botës”, ka thënë më tej Merz. Duke pranuar se jo gjithmonë ka qenë dakord me Merkel, ai ka nënvizuar se kancelarja mori një vendim të vështirë që duhet të respektohet. “Mes nesh nuk ka asgjë për të cilën duhet të pajtohemi. Besoj se me Merkel mund të merrem vesh”, ka vijuar Merc. Të hënën, me një lëvizje surprizë Merkel njoftoi tërheqjen nga kandidimi për kryetare në kongresin e ardhshëm të CDU-së që mbahet më 7 dhjetor. Gjithashtu, Merkel tha se mandati aktual do të jetë i fundit për të si kancelare dhe më pas nuk do të pranojë më poste politike./abcnews.al

