Dajan Shehi bashkohet me Partizanin, sikurse abcnews.al kishte informuar një ditë më parë. Mbrojtësi nga Elbasani, pas dy sezonesh te Vllaznia ka dalë lojtar i lirë dhe ka nënshkruar me “Demat”.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Dajan Shehin. Mbrojtësi 24-vjeçar ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Shehi i bashkohet të kuqve pas një sezoni pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe menjëherë është vënë në urdhrat e trajneri Ilir Daja në Ohër”, njofton Partizani.
Shehi më parë ka luajtur me Elbasanin, për të kaluar te Teuta që e huazoi te Besa dhe Hajduk Split. Nga Kroacia mbrojtësi u kthye dhe veshi fanellën e Kastriotit, para se të transferohej në Shkodër. /abcnews.al