Policia në Korçë ka arrestuar një 30-vjeçar i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se në flagrancë u vu në pranga P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht K. M., A. C. dhe M. S.
Pas sigurimit të informacionit se 30-vjeçari shpërndante në qytet kanabis në doza të vogla, policia e kapi në flagrancë duke ia shitur disa personave të tjerë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis. Po ashtu, policia arrestoi edhe dy persona të tjerë, R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, pasi po kryenin punime pa leje në banesën e tij. s.b/abcnews.al/