David Guetta shet këngët për një shumë 9-shifrore

schedule09:13 - 18 Qershor, 2021

schedule 09:13 - 18 Qershor, 2021

Producenti i hiteve si “Titanium”, “I Got A Feeling” dhe “Hey Mama”, David Guetta, i ka shitur katalogun e tij kompanisë Warner Music për një shumë prej nëntë shifrash.

Francezi bëri rreth 100 milion dollarë në marrëveshje, i cili gjithashtu mbulon regjistrimet e tij të ardhshme, i thanë burime BBC-së.

Guetta është një nga figurat më të mëdha në muzikën pop të shekullit 21.

52-vjeçari ka bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm të tjerë, si Rihanna, Bruno Mars, Justin Bieber, Nicki Minaj, Sia, etj. Ai e filloi karrierën si DJ në Paris dhe Ibiza, për t’u bërë në një nga më të famshmit në botë./abcnews.al