Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Këngët e Mogol në Vlorë/ Tekstshkruesi dhe dy këngëtare italianë mirëpriten nga publiku shqiptar

schedule12:54 - 30 Shtator, 2023

schedule 12:54 - 30 Shtator, 2023

Vlora ka mirëpritur një mysafir të veçantë. Xhulio Mogol, një nga legjendat e muzikës italiane, autor i shumë teksteve të njohura ishte mbrëmjen e së premtes në teatrin “Petro Marko”.

Kënget hit të shkruaara prej tij, u performuan në skenë nga Alessandro Preciozi dhe Gianmarco Caroccia në një shfaqje emocionuese.

Për Mogol ishte mbremje e vecantë, teksa këngët e tij u duartrokitën në skenën vlonjate.



Alessandro Preciiozi, i cili performoi këngët e Mogol e ka cilesuar nje mbremje te vecante me emocione të dhuruara nga publiku vlonjat.

“Është hera e parë që ndodhem ketu. Është shumë bukur, gjithcka është e mrekullueshme. Skena është e bukur, ka njerëz të mirë . Të japësh një shfaqje këtu është një përvojë e bukur. Është kënqësi e madhe gjithashtu të performosh këngët e shkruara prej Mogol. Shpresoj të rikthehem sërish.

Emra të njohur të muzikës italiane do të vijojnë të performojnë çdo muaj në Vlorë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!