EKSKLUZIVE/ Partizani nuk ndalet, prenoton “dhuratën” tjetër për Ilir Dajën

schedule15:56 - 17 Qershor, 2021

schedule 15:56 - 17 Qershor, 2021

Partizani ka gati edhe një zyrtarizim tjetër. Pas Emiljano Mustës dhe Herald Markut, për trajnerin Ilir Daja është “prenotuar” një qendërmbrojtës.

Abcnews.al mëson se është arritur marrëveshja dhe pritet që të zyrtarizohet afrimi i Dajan Shehit, mbrojtësit qendror që dy sezonet e fundit është aktivizuar te Vllaznia.

 

Mbrojtësi 24-vjeçar e ka nisur karrierën tek Elbasani, ku ka luatur për herë të parë në Superiore në një moshë të vogël.

Shehi më pas kaloi te Teuta, për t’u huazuar gjashtë muaj edhe te Besa në Kategorinë e Parë në janar të vitit 2016.

Mbrojtësi u rikthye në Durrës, ndërsa më pas provoi edhe një eksperiencë në Kroaci me Hajduk Split 2. Verën e vitit 2018 u rikthye në Superiore, për të luajtur rregullisht me Kastriotin. /abcnews.al