Shumica parlamentare e Vetëvendosje po pritet të nisë procesin e shkarkimit avokati i Popullit, Naim Qelaj sa ma shpejt që është e mundur. Sipas mediave në vend, arsye pse pritet shkarkimi është mundësia që ai të dërgoje rastin e Valdete Dakës në Gjykatën Kushtetuese.
Burimet e Gazetës Insajderi, bëjnë të ditur se Vetëvendosje në këtë mënyrë planifikon që ta bllokojë dërgimin e këtij rasti në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë PDK ka mbledhur nënshkrime për ta dërguar rastin e Valdete Dakes në Kushtetuese. Firma janë marrë edhe nga AAK por jo edhe LDK.
Për dërgimin e rastit të Valdete Dakës në Kushtetuese duhet gjithsej 30 nënshkrime.
Megjithatë, sot gjatë ditës deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka konfirmuar se i kanë të gjitha nënshkrimet e nevojshme për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
“PDK-ja i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e Osmanit për shkarkimin e zonjës Daka ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. I ftojmë edhe partitë e tjera që të na bashkëngjiten.”
Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkarkoi të hënën, Valdete Dakën nga posti e kryetares së KQZ-së. Në arsyetimin e Presidentes, thuhet se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.
“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet mes tjerash në vendim.
Daka përmes një konference për media e ka cilësuar vendimin e Osmanit të porositur, kontradiktor e të paligjshëm. /abcnews.al/