Aktori rrëfehet për herë të parë: Dikur punoja kopshtar te vila e Sandër Frangajt

schedule10:41 - 17 Qershor, 2021

schedule 10:41 - 17 Qershor, 2021

Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është një nga djemtë më të talentuar shqiptarë në fushën e kinematografisë. Ai e ka nisur fillimisht karrierën si aktor humori derisa realizoi filmin e tij të parë si regjisor me titullin “Sedër”.

Pas suksesit të madh të tij, Mariusi ka përfunduar xhirimet për filmin e dytë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë të pathëna për publikun si për shembull filmi ka kushtuar diku te 40 mijë Euro.

“Me thënë të drejtën ishte hapi i vështirë për tu marr dhe vendosa të bëja filmin. Ka shkuar te plus/minus 40 mijë euro”.

Më tej, ai ka zbuluar për herë të parë se jashtë aktrimit ka bërë punë të ndryshme si për shembull ka qenë kopshtar edhe te vila e Aleksandër Frangajt.

 “Kur po ndërtohej vila e Aleksandër Frangaj punoja kopshtar atje, pastaj kam punuar security, kam kaluar shumë punë të ndryshme. Profesioni është njëkohësisht dhe pasion dhe mua më pëlqen t’i gërshetoj tani”, tha Mariusi. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!