Sipas MeteoAlb një sistem i mirë-organizuar eshte vendosur në territorin Shqiptar duke kushtëzuar vranësira dhe shira në të gjithë vendin. Mesdita ka sjellë shtim të intensitetit të shirave ku më problematike situata është paraqitur në veri dhe zonat veriperëndimore. Pjesa e dytë e dites, vijon me vranësira dhe shira me intensitet të lartë në Veri – Veriperëndim të territorit, por intensitet mesatar dhe të ulët në zonat Qendrore dhe Jugore. Dobësimi i shirave pritet gjatë orëve të vona të natës./abcnews.al