Brukseli e konsideron pozitiv takimin Kurti-Vuçiç, dialogu vijon në korrik

schedule19:28 - 15 Qershor, 2021

schedule 19:28 - 15 Qershor, 2021

Në kuadër të vijimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës këtë të martë në Bruksel në ndërmjetësimin e BE-së janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Ky është një takim që nuk përfundoi pa tension dhe pse nga ana e BE është konsideruar si një arritje pasi është bërë e mundur që në këtë takim të jenë prezent të dy përfaqsuesit të cilët kanë rënë dakord për një tjetër takim në korrik.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për ABC se shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka cilësuar sukses faktin që BE ka arritur të bëjë bashkë dy liderit. Gjithashtu gazetarja bën me dije se në këtë takim përpos diskutimeve dhe pikave të papranueshme dritë jeshile i është dhënë marrëveshjes ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndër të tjera BE e ka cilësuar sukses përfaqësimin e Kosovës në këtë takim ku kryeministri Kurti ka propozuar katër pika kryesore siç ishte marrëveshja ekonomike, çështja për të nënshkruar një deklaratë që nuk i bëjnë luftë njëri tjetrit, çështja e të pagjeturve dhe që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta si serbët.

Brukseli e ka vlerësuar faktin se pala e Kosovës ishte e përgatitur dhe që ishte normale dhe nuk pritej të kishte një dialog të menjëhershëm mes dy palësh, por takimi i korrikut është një tjetër dritë jeshile përsa i përket vijimit të dialogut.

Gjithashtu sinjal pozitiv sipas gazetares është dhe ai që vjen nga BE gjatë samitit me SHBA ku në një fjali flitet për dialogun Kosovë-Serbi.

BE dhe SHBA do të vazhdojnë që të mbështesin kontributin e tyre në Ballkan dhe kryesisht dialogun e Kosovës dhe të Serbisë, është një fjali që duhet të vlerësohet duke qenë se tashmë është në fokus të fuqive të mëdha ndërkombëtare. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!