Kërkuan prova shtesë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për qarkun e Fierit

schedule12:12 - 15 Qershor, 2021

schedule 12:12 - 15 Qershor, 2021

Kolegji zgjedhor ka rrëzuar opozitën për padinë për parregullsi në zgjedhje në qarkun e Fierit, ndërsa pritet që të jepet vendimi edhe për Elbasanin .

Pas Beratit, Vlorës Gjirokastrës, Korçës, Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, këto ishin qarqet e vetme të mbetura për t’u shqyrtuar nga Kolegji Zgjedhor, për të mbyllur përfundimisht ankimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ankimuan rezultatin për 9 qarqe, fillimisht në KAS e më pas në Kolegj Zgjedhor. Me përfundimin edhe të rasteve të Fierit dhe Elbasanit i hapet rrugë certifikimit të rezultatit nga ana e KQZ për të vijuar në shtator me konstituimin e Kuvendit të ri. /abcnews.al/