Paloka: “Prova e re” e Tahirit, skenar i Edi Ramës për mbylljen e hetimit

schedule15:33 - 29 Tetor, 2018

schedule 15:33 - 29 Tetor, 2018

Për demokratët, është e gjitha pjesë e një skenari me qëllim final mbylljen e çështjes ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri. “Provën e re” depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, selia blu e sheh të paralajmëruar nga shefi i ekzekutivit Edi Rama.

“E ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen. Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar. Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar”.

Për demokratët fakt është gjithashtu se habilajt në 4 vjet që Tahiri drejtoi ministrinë e Rendit organizuan trafik ndërkombëtar droge me makinën e titullarit të ministrisë së Brendshme dhe se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të Partisë Demokratike Tahiri dhe Rama mohuan të vërtetën dhe sulmuan denoncuesit duke marrë në mbrojtje trafikantët e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!