Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çdo javë më shumë vaksina Pfizer”, Soreca: Këtë pandemi do ta kalojmë së bashku

schedule08:57 - 15 Qershor, 2021

schedule 08:57 - 15 Qershor, 2021

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen për luftën me pandeminë Covid.

Lexo edhe: Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer, Rama tregon sa doza kanë mbërritur deri tani

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, pas mbërritjes së rreth 6 mijë vaksina BioNTech / Pfizer, Soreca shkruan se për të luftuar Covid, nga BE, për çdo javë do të vijojnë ndihma me më shumë doza të vaksinës Pfizer.

Deri në fund të gushtit pritet që numri i vaksinave të dërguara të arrijë në 145 mijë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 11, 700 vaksina Pfizer.

Ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi se deri më tani në vend kanë mbërritur 967 mijë vaksina në total./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!