Katastrofë në emisarin e Myzeqesë, peshku në sipërfaqe

schedule14:30 - 10 Nëntor, 2017

schedule 14:30 - 10 Nëntor, 2017

Në zonën e Myzeqese po ndodh një katastrofë mjedisore për shkaqe ende të paqarta. Sasi të konsiderueshme peshku të ngordhur ka dalë në siperfaqen dhe në bregun e zonës së njohur si Emisari i Myzeqesë.

Rrjetat po mbledhin peshkun e ngordhur.

I helmuar dhe mban erën e llucës .

Pas ditëve me shi, Emisari i Myzeqesë përgjatë 10 km të parë ka nxjerrë në sipërfaqje sasi të mëdha.

Banorët thonë se ka ngordhur nga ujit dhe fabrikat e vajit.

Derdhja e substancave helmuese në Emisarin e Myzeqesë po shkakton një katastrofë ekologjike. Ndaj ndotësve nuk është marrë asnjë ndëshkim. Situata po bëhet alarmante për shkak se është muaji me sezonin e nxjerrjes së vajit të ullirit.

Derdhja e mbetjeve të bagëtive në Emisarin e Myzeqesë, degët e të cilit përfundojnë në detin Adriatik, është një tjetër faktor për ngordhjen e peshqeve. Përgjatë gjithë gjatësisë së këtij Emisari, që fillon nga Grabjani e deri në rezervuarin e Bicukasit, fshatra të bashkisë Divjakë, janë ndërtuar me dhjetra stane, të cilët shfrytëzojnë ditët me shi për të hedhur në ujë sasinë e plehut të grumbulluar prej disa muajsh.

Peshkatarët thonë se një ndotje e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Mungesa e oksigjenit në ujë si pasojë e vajrave në sipërfaqe dhe e shtimit të uresë nga jashtëqitjet e bagëtive, po shkatërron gjallesat ujore./abcnews.al

https://youtu.be/j7cP1cmb1yE