Sondazh

 

Superprodhimi ul çmimet e perimeve/ Tregjet mbushen me prodhime të Myzeqesë, bie kostoja për konsumatorët

schedule13:38 - 21 Korrik, 2026

schedule 13:38 - 21 Korrik, 2026

Prej dy javësh tregjet e Fierit janë plot me perimet e freskëta të fushës, duke shënuar nisjen e atij që quhet sezoni i bollëkut në Myzeqe dhe që zgjat deri në fund të gushtit.

Superprodhim kanë shënuar këtë verë të gjitha perimet bazë si domatet, specat, trangujt dhe patellxhanët e po ashtu edhe bostanorët.

Pervec kultivuesve  të mëdhenj, tregjet po furnizohen edhe nga produktet e kopshteve të fermerëve. Këta të fundit megjithëse me çmime të ulëta, vijnë nga zona si Rroskoveci dhe Patosi për të tregtiuar perime dhe frutat e kopshteve



Në këtë periudhë, tregjet në Fier furnizohen në masë nga kultivuesit e medhenj që mbjellin sipërfaqje të konsiderueshme me perime. Prodhimi i tyre shkon per eksport në pjesën më të madhe ndërsa furnizon edhe tregjet vendase.

Ndërkohë edhe produktet e fermerëve të vegjël kanë mbushur tregjet duke diktuar ulje çmimesh pas një periudhe kur këto të fundit shënuan rritje të paprepedentë. Këtë vit në qarkun e Fierit, u mbollën  7500 ha sipërfaqje tokë me perime dhe 1200 ha sera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!